Agron Hoti ka reaguar me një shkrim kritik ndaj asaj që ai e quan “Krahu i Luftës”, duke vlerësuar se mungesa e investimit në kapital njerëzor dhe përçarjet e brendshme kanë dëmtuar rëndë frymën dhe rrëfimin pro-UÇK-së në Kosovë.
Sipas Hotit, nëse më shumë energji do të ishte investuar në ruajtjen dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor, sesa në luftën kundër njëri-tjetrit, sot do të ishte ruajtur më fuqishëm mbështetja qytetare për UÇK-në dhe krerët e saj.
Ai thotë se përplasjet e vazhdueshme brenda këtij krahu politik ua kanë hapur rrugën, siç shprehet ai, “pro-jugosllavëve të rikthyer”, duke bërë që fryma pro-UÇK-së të zbehet ndjeshëm.
Në shkrimin e tij, Hoti kritikon edhe mbylljen ndaj figurave të reja dhe kapitalit njerëzor, duke theksuar se kjo qasje po e dobëson edhe më shumë rrëfimin politik të ish-krerëve të luftës.
“Çfarëdo fitoreje në periferi e jo në qendër të Kosovës, është vetëm një fitore e Pirros”, shkruan Hoti, duke shtuar se riciklimi i figurave, heshtja dhe konfliktet e brendshme nuk mund të prodhojnë fitore strategjike.