Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Agon Maliqi për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK’së: A duhej Kosova të priste fatin e Srebrenicës për të mos i nxjerrë punë NATO-s?

Agon Maliqi për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK’së: A duhej Kosova të priste fatin e Srebrenicës për të mos i nxjerrë punë NATO-s?

Analisti kosovar, Agon Maliqi, i cili është edhe pjesë e Atlantic Council, ka shkruar rreth vendimit të fundit të Hagës për ish-krerët e UÇK’së. Maliqi duke folur pë rezultatet e drejtësisë ndërkombëtare, ka pyetur nëse kjo drejtësi është drejtësi për viktimat apo shpërblim për xhelatët.

Ai thotë se ndonëse Mlladiq dhe Karaxhiq u dënuan, projekti i tyre gjenocidal në Bosnje u shpërblye me “Republika Srpska”.

Sipas Maliqit, me kriminalizimin e përpjekjes për organizim të kryengrisjes në Kosovë dhe duke mos i trajtuar krimet si thjesht ëshkelje të ligjeve të luftës në nivel lokal, mesazhi politik që del është se Kosova duhej të priste shfarosjen sikurse në Srebrenicë dhe jo t’i nxirrte punë NATO-s për të ndërhyrë.

Postimi i plotë i Maliqit:

Cili po del të jetë rezultati i drejtësisë ndërkombëtare në ish-Jugosllavi? Drejtësia ndaj viktimave civile, apo shpërblimi politik i xhelatëve? Ratko Mladic dhe Radovan Karadzic u dënuan, por projekti i tyre politik gjenocidal në Bosnje u shpërblye me Republika Srpska dhe vazhdon të glorifikohet.

Me kriminalizimin e përpjekjes për organizim të kryengritjes në Kosovë, duke e shënjestruar strukturën formale por jo edhe faktike të saj – dhe duke mos i trajtuar krimet si thjesht shkelje të ligjeve të luftës në nivelin lokal ku ato janë kryer – mesazhi politik me ose pa dashje është se Kosova duhej ta priste duarhapur shfarosjen dhe ta pranonte fatin e Srebrenicës, e jo t’i nxirte punë NATO-s me intervenim.

Ky është në fakt edhe zyrtarizim i qëndrimit politik konsensual europian të asaj kohe a la Francois Mitterand, por të cilit – falë kapitalit politik që e ndërtoi Rugova, dhe trimërisë vendimtare të prijësve të UÇK – ia prishën matematikën Blair, Clinton, Joschka Fischer e të tjerë, të cilëve sot edhe vetë Europa indirekt po u hakmerret për këtë “mëkat.