Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e kolegut Fisnik Vejsa

AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e kolegut Fisnik Vejsa

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me dhimbje të madhe ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit Fisnik Vejsa.

Vejsa për shumë vjet ishte pjesë e televizionit Tribuna, autor i emisionit “Fauna Jonë” në KTV, si dhe producent i disa prodhimeve mediatike të njohura në vend, si seriali “O sa mirë”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Vejsa.