Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > AGK-ja dënon gjuhën e Përparim Ramës ndaj gazetares së Reporterit

AGK-ja dënon gjuhën e Përparim Ramës ndaj gazetares së Reporterit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka cilësuar si të të papranueshme sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama (LDK), në drejtim të gazetares së Reporterit, Leonora Kolukaj.

AGK-ja ka dënuar gjuhën seksiste të Ramës ndaj gazetares Kolukaj, sjellje kjo e përsëritur e kryetarit të Prishtinës ndaj gazetareve gra.

“Gazetarja ka provuar t’i bëjë pyetje zotit Rama para një konference shtypi, dhe ka hasur në sjellje të papërshtatshme të tij dhe stafit. Rama dëgjohet duke e quajtur “loçkë”, gazetaren, një gjuhë e përsëritur e tij me tone seksiste ndaj gazetareve gra. Ndërkohë, gjithashtu gazetarja shtyhet fizikisht nga ekipi i tij. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë qasje të kryetarit dhe stafit të tij, dhe e fton atë që të përgjigjet në pyetjet e interesit publik dhe t’i trajtojë gazetarët dhe mediet në mënyrë profesionale”, thuhet në reagim.