Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > AGK i reagon Faton Pecit për padinë ndaj gazetarëve: Sulm brutal ndaj lirisë së raportimit në Kosovë

AGK i reagon Faton Pecit për padinë ndaj gazetarëve: Sulm brutal ndaj lirisë së raportimit në Kosovë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka dënuar paralajmërimin intimidues të Faton Pecit kundër disa gazetarëve për shkak të exit-polleve.

AGK ka potencuar se është thellësisht i shqetësuar me paralajmërimin e kandidatit të Vetëvendosjes për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci se do të padisë disa gazetarë për shkak të publikimit të exit-polleve.

AGK-ja e vlerëson paralajmërimin për padi kriminale ndaj gazetarëve si përpjekje e hapur për intimidim dhe pengim të punës së tyre si gazetarë.

“Ky akt i zotit Peci është sulm brutal ndaj lirisë së raportimit në Kosovë, dhe përpjekje për të dekurajuar punën e gazetarëve”, thuhet në reagim.

AGK e sheh këtë veprim edhe si përpjekje për ta kaluar betejën politike në mediale, gjë që është e papranueshme.

“Zoti Peci ka një histori të sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe AGK-ja e fton që të heqë dorë nga kjo praktikë shumë e dëmshme për demokracinë në Kosovë”, përfundon reagimi