Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > AGK dhe organizatat partnere nuk do ta vlerësojnë përzgjedhjen e drejtorit të RTK-së

AGK dhe organizatat partnere nuk do ta vlerësojnë përzgjedhjen e drejtorit të RTK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe juristja Flutura Kusari kanë njoftuar se nuk do ta vlerësojnë procesin e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Sipas tyre, vendimi bazohet në monitorimin e RTK-së, ku pretendohet se transmetuesi publik po përballet me presion politik, ndërhyrje në përmbajtjen e lajmeve dhe vonesa në paga.

Ata vlerësojnë se “Bordi i RTK-së nuk gëzon lirinë për të vepruar sipas bindjeve profesionale” gjatë përzgjedhjes së drejtorit.

Megjithatë, organizatat theksuan se “do të vazhdojmë të monitorojmë mbledhjet e RTK-së”, por nuk do të japin vlerësim për këtë proces.