Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Agim Çeku: Vetëm le të urdhëron Serbia, ka kush i pret

Agim Çeku: Vetëm le të urdhëron Serbia, ka kush i pret

Gjenerali i njohur, Agim Çeku, në një intervistë për Arbëria TV i është kundërpërgjigjur retorikës kërcënuese të Beogradit për një ripushtim të mundshëm të Kosovës.

Ai ka pohuar se deklarata të tilla më shumë duhet i kuptojmë si një retorikë për nevoja të brendshme politike, me qëllim ushqimin e ndjenjave kolektive revanshiste në shoqërinë serbe.

Por Serbia i dinë tashmë mundësitë dhe kapacitetet mbrojtëse të e Kosovës. Ne kemi me çka t’i përgjigjemi asaj. Dhe nuk kemi asnjë arsyeje që të frikohemi nga Serbia. “Kur të donë lë të urdhëron, ka kush i pret dhe kemi me çka me i prit”, ka pohuar Ceku.

Natyrisht, sipas ish-luftëtarit të njohur të luftërave çlirimtare në Kroaci dhe në Kosovë kundër agresionit serb, ne duhet të mendojmë për një plan për menaxhimin e vullnetarëve. Shumë të tillë do t’i bashkëngjiteshin FSK-së në rast nevoje. Po asht shumë veteranë të UCK nuk do të rrinin duarkryq. Sepse kurrë ata nuk do ta toleronin që rrezikohet ajo për të cilën edhe është luftuar dhe është sakrifikuar aq shumë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress