Ish-Komandanti i TMK-së dhe ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Agim Çeku në një intervistë ekskluzive për TV Arbërinë duke folur për rrezikun që mund t’i kanoset Kosovës, ka paralajmëruar se Serbia mund të ndërmarrë përsëri në të ardhmen inkursione diversante, sikur se ai i 24 shtatorit. Madje ai mund të jetë edhe më i madh. Mirëpo sipas tij, nuk mund të pritet një sulm klasik ushtarak.
Askush nuk mund ta mohoj faktin se gjenerata e politikanëve aktual në Beograd nuk vuan nga mendësia hegjemoniste e nacionalizmit serb. Kjo vërehet edhe me projektin e tyre strategjik të “Botës serbe”, duke e përfshirë brenda saj Bosnjën, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë. Projekt ky, që nuk është asgjë tjetër, pos një zëvendësim i doktrinës së dikurshme të “Serbisë së Madhe”. Mirëpo, edhe në këtë rast do të dështojnë, sepse asgjë deri më tani nuk iu ka dalur si e kanë kalkuluar dhe planifikuar.
Prandaj, sipas Gjeneral Çekut ne nuk duhet të jemi të shqetësuar, ashtu siç propagandon politika në Beograd, për një agresion klasik ushtarak, ngase një i tillë është i pamundur në rrethanat e sotme.
Ky skenar do të ishte i mundur, vetëm nëse shpërthen Lufta e Tretë e Botërore. Pra hipotekisht në një situate nëse NATO dhe shtetet kryesore të saj përfshihen në luftëra të ndryshme, atëherë në atë gjendje të konfliktit global nuk përjashtohet mundësia që Serbia të tentoje ta jetësojë këtë plan. Mirëpo, në kushtet aktuale, kjo do të ishte një çmenduri dhe do të dështonte që ditën e parë.
/TV Arbëria