Ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së dhe TMK-së, si dhe ish-Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, në një intervistë ekskluzive për mediumin TV Arbëria, ka shpalosur në detaje vizionin e tij për rrezikun që i kanoset shtetit tonë në aspektin e sigurisë.
Duke marrë për shkas edhe tensionet globale, sikur se lufta në Ukrainë dhe në Gaza, gjeneral Çeku ka shtuar se tensionet janë evidente, mirëpo që sipas tij në Kosovë nuk ka vend për shumë panik edhe pse duhet te jemi vigjilent. Natyrisht në këtë situatë fragjile ne duhet që të jemi të përgatitur me qëllim që t’u përgjigjemi sidave të sigurisë, sepse për aq kohë sa Serbia jeton me narrativen se Kosova është pjesë e saj, kërcënimet mbeten reale. Rrjedhimisht, ndonjë sulm eventual nuk duhet të na zë në befasi. Madje, ajo nuk përjashtohet deri sa Serbia mban qëndrim për Kosovën si pjesë e Serbisë.
Sulmi i 24 shtatorit ishte i planifikuar nga komanda ushtarake në Beograd
Sipas gjeneral, Çekut shihet qartë sulmi i 24 shtatorit si nga mënyra e organizmit ashtu edhe ekzekutimit dhe koha e zbatimit i tejkalon aftësitë ushtarake të atyre që ishin të përfshirë në të. Pra u orkestrua nga komanda ushtarake në Beograd. Qe zgjedhur edhe momentumi politik. Sepse ky i inkursion ndodhi pak ditë pasi Kosova qorto ashpër nga partneret ndërkombëtarë si palë sabotuese e procesit te dialogut, po ashtu u vendos nën sanksione, e të cilat edhe janë ende në fuqi. Strategjikisht është menduar se në këtë mënyrë mund të përfitohet nga situata e krijuar. Ndërkohë, e tërë ajo sasi e armatimit nuk ka qenë vetëm për ta. Ky grup prej 30 personash është menduar të shërbeje vetëm si pararojë e një grupi shumë më të madh. Mbase skenari ka qenë që të provokohet ndonjë lloj kryengritje e brendshme e banorëve lokalë serbë, sipas modelit që dikur kemi pasur rastin t’i shohim në Kroaci, Bosnje etj
Ndërkohë, duke folur për sjelljen “tolerante” të Bashkimit Evropian dhe NATO-së ndaj Serbisë, ai ka shtuar se një gjë të tillë duhet “kuptuar” për shkak të synimeve të tyre për ta shkëputur Serbinë nga Rusia dhe për ta integruar në kuadër të strukturave euro-atlantike, ndonëse një gjë e tillë nuk do të ndodh.
Çka duhet të bëjë Kosova?
Në planin ushtarak investimi kryesor i institucioneve të Kosovës duhet të jetë ndërtimi i strategjive të zmbrapsjes së armikut në mënyrë që në të ardhmen ai kurrë të mos tundohet nga ideja për sulme të reja. Kosova është me fat që e ka NATO-në si garantuese të sigurisë së saj. Me shtimin e fundit të trupave Aleanca ka dëshmuar se nuk po e neglizhon situatën e sigurisë.
Çdo shtet sipas njërit prej njohëseve më të spikatur të doktrinave ushtarake e ka prioritet numër një sigurinë. Sepse as zhvillimi ekonomik dhe as mirëqenia nuk kanë vlerë në mungesë të së parës. Është detyrë e FSK-së që të dëshmohet si një forcë e përkushtuar për paqe. Por po ashtu ajo duhet të jetë me dukshme dhe me aktive në terren, në mënyrë që të shtohet besimi i publikut ne rolin e saj. Ndërkohë, është imperativ strategjik që të ngritën kapacitet dhe aftësitë për informacion në kohë reale. Në këtë mënyrë investimi në teknologji të avancuar është arma e domosdoshme që i nevojitet Kosovës. Një informacion në kohë të duhur dhe një njësi e përgatitur mirë dhe elitare mund të jetë shumë më e efektshme se sa njësi të tëra ushtarake.
Ndihma e NATOS jetike për FSK
Vendosja dhe instalimi i KFOR-it në territorin e Kosovës është bërë fillimisht për shkak të qëndrimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Dhe kjo është arsyeja pse ky mision është ende në Kosovë. Mirëpo, sikur në çdo vend tjetër, krahas misionit primar NATO është angazhuar edhe ndërtimin e forcave mbrojtëse vetanake, ashtu, sikur se e kanë bërë edhe në Afganistan. Pavarësisht, faktit se Forcat e Armatosura të Afganistanit dështuan për dy ditë.
Në këtë drejtim, roli Roli i NATOS në ndërtimin e FSK mbetet i pa zëvendësueshëm. Çdo njësitë e ka pasur një këshilltar të NATO-së. Në të kaluarën kanë qenë struktura të veçanta në kuadër të KFOR për të ndihmuar FSK-në. Po ashtu bashkëpunimi me Gardën Kombëtare e Ajovës mbetet i shkëlqyeshem.
Arritja më e madhe e jona është shkollimi i gjeneratës së re të oficereve të edukuar në shkollat ushtarake perëndimore të NATO-së. Kemi oficerë që mburrem me ta. Oficerët që dalin nga Akademia jonë e Mbrojtjes i plotësojnë standardet e NATOS. Kemi shumë punë për t’u bërë vend anëtarë i NATOS, duke filluar nga nënshkrimi i marrëveshjes së partneritetit për paqe. Por në këtë drejtim siç dihet pengesat janë të natyrës politike për shkak të qëndrimit mos njohës të katër vendeve të aleancës. Megjithatë ky kufizim nuk duhet të shndërrohet në pengesë për të vepruar dhe punuar si një vend anëtarë i NATOS.
Protesta Policisë skena që nuk i duhen Kosovës
Duke i komentuar pamjet nga protestat e Njësisë Speciale të Kosovës, Agim Çeku ka pohuar se skena të atilla nuk i duhen Kosovës. Ngelizhimi i njerëzve që janë te ekspozuar dhe rrezikuar në baza ditore, nga zinxhiri komandues, duke filluar nga Kryeministri, drejtori i tyre etj nuk është në interes shtetëror. Shteti duhet të demonstroj kujdes ndaj tyre. Struktura të tilla nuk mund të krijohen brenda natës. Nga përvoja mund ta them, ka përfunduar gjeneral Ceku se kur mungon besimi në drejtuesin bie edhe morali i atyre që ndodhen në ballë të frontit. Prandaj shkatërrimi i këtij morali nga sjellje të pamatura dhe jo të duhura krijon pasoja të paparashikueshme.
Emisioni i plotë:
/TV Arbëria