Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Agim Bahtiri rrugës së mandatit të deputetit, sa vota mori deri më tani

Agim Bahtiri rrugës së mandatit të deputetit, sa vota mori deri më tani

Agim Bahtiri pritet të bëhet pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Pas numërimit të mbi 94.67të votave të kandidatëve për deputetë,  ish-kryetari i Mitrovicës Jugore që në listë të VV-së pati numri 81, ka marrë 16 mijë e 535 vota deri më tani.

Më i votuari në listën e Lëvizjes Vetëvendosje është lideri dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, me 273 mijë e 86 vota, pasuar nga Glauk Konjufca me 209 mijë e 582 vota. Pas tij vjen  Faton Peci, Hekuran Murati , Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla.

Pjesë e dhjetëshes së fundit janë, Donika Gërvalla, Avni Dehari  dhe Mimoza Kusari-Lila.