Në një intervistë për gazetaren e emisionit “Canapé”, Shaha Thaçi, ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri foli për lidhjen e ngushtë me nipërit dhe mbesat e tij dhe dashurinë që i ka mbjellur për vendlindjen.
“Mbesat dhe nipat e mi, kur vijnë në Kosovë, nuk flenë dy-tri ditë prej gëzimit,” tha Bahtiri, duke shprehur krenarinë që ka për frymën e dashurisë që u ka krijuar për Kosovën.
Ai theksoi se një nga arritjet më të mëdha në jetën e tij është që brezat e rinj të familjes e ndjejnë të njëjtën dashuri për atdheun dhe nuk e shohin vendlindjen vetëm si një pikëkalim.
“Jam i lumtur që e kam bërë atë frymë, që nipat dhe mbesat e mia ta duan Kosovën,” u shpreh ai me emocion.