E pyetur për të shprehur qëndrimin e saj në lidhje me reformat pas vizitës së pjesëtarëve të Grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, Ageler theksoi se BE-ja ka një udhërrëfyes se si duhet të zbatohen reformat dhe se ata si Ambasadë dhe si shtet e mbështesin atë.
“Konkluzioni im për pyetjen nëse duhen reforma në gjyqësor është: “Po, ato janë absolutisht të nevojshme”, tha Ageler.
Ambasadori evropian në largim Dejvid Gir në konferencën për përparimin në zbatimin e rekomandimeve të Misionit vlerësues, që u mbajt së fundi në Shkup, deklaroi se shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë është një ndërhyrje direkte në pavarësinë e gjyqësorit dhe beson se nëse kjo do të ndodh do të shkaktojë shqetësim serioz në BE. Gir theksoi se përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit nuk duhet të bëhen në një mënyrë që, siç thotë, do të shkelte parimet e ndarjes së pushteteve.
Në Konferencë u drejtua edhe Ageler dhe më pas theksoi se Raporti i Misionit të vlerësimit të BE-së është një udhërrëfyes i vlefshëm për ristrukturimin e Këshillit Gjyqësor dhe rivendosjen e rolit të tij brenda gjyqësorit.
Pas kësaj kryeministri Hristijan Mickoski i komentoi deklaratat e ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, të cilët kundërshtuan shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë. Mickoski tha se “është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit”, duke shtuar se duhet të ofrojnë zgjidhje për problemin e besimit në gjyqësor dhe theksoi se është i hapur për bisedë.
Ageler sot i është përgjigjur edhe pyetjes për një përditësim të mundshëm të “listës së zezë” të SHBA-ve me persona të rinj, ndërsa ka përmendur se është një proces i vazhdueshëm, por që nuk mund të thotë konkretisht se kur do të ndodhë.
“E ashtuquajtura “Lista e zezë” është diçka që bëhet sipas ligjeve tona. Është një listë, e cila është dinamike, organike, e cila vazhdimisht po pëson ndryshime. Ka një numër emrash për të zgjedhur, aktualisht emrat janë duke u shqyrtuar, rastet janë duke u shqyrtuar, situata po monitorohet në përgjithësi, tha Ageler, por vuri në dukje se nuk ka një datë specifike se kur do të ndodhte kjo.
Lidhur me kërkesën e prokurorisë për ndihmë juridike ndërkombëtare nga SHBA-ja për rastin “Soravia” në është i përfshirë Drin Ahmeti, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Ageler tha e nuk ka detaje, se ambasada amerikane ka një zyrë juridike e cila merret me këto gjëra.
“Por do ta them atë që edhe më parë e kamë thënë para anëtarëve të ekipit tim dhe pavarësisht nga ky rast konkret, askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, tha Ageler.