Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ag Apolloni: “Mos ki frikë, është një stuhi e vdekur – fjala kryesore në Kosovë duhet të jetë deradikalizimi”

Ag Apolloni: “Mos ki frikë, është një stuhi e vdekur – fjala kryesore në Kosovë duhet të jetë deradikalizimi”

Shkrimtari dhe profesori Ag Apolloni ka reaguar lidhur me debatet për radikalizmin fetar në Kosovë, duke argumentuar se vendi duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi procesit të deradikalizimit.

Apolloni thotë se besimi fetar është çështje private dhe se secili individ ka të drejtë të zgjedhë nëse do të jetë besimtar apo jo. Megjithatë, sipas tij, problem bëhet kur besimi shndërrohet në radikalizëm dhe manipulim social.

“Fjala kryesore në Kosovë duhet të jetë kjo: deradikalizim!”, shkruan Apolloni.

Ai përmend edhe rastin e mbi 400 shtetasve të Kosovës që, sipas tij, rreth një dekadë më parë iu bashkuan luftërave në Siri dhe Irak, duke e cilësuar radikalizmin fetar si rrezik shtetëror.

Apolloni argumenton se shteti duhet të krijojë mekanizma për parandalimin dhe luftimin e radikalizimit, si dhe të promovojë laicitetin në institucionet jofetare.

“Sigurisht që shteti duhet të jetë neutral, por jo indiferent. Radikalizmi është problem politik e social”, shprehet ai.