Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Afrim Kasolli: “PDK po sakrifikon demokracinë për interes më të madh”, “Konjufca nuk ka tentime serioze për koalicione”

Afrim Kasolli: “PDK po sakrifikon demokracinë për interes më të madh”, “Konjufca nuk ka tentime serioze për koalicione”

Analisti politik, Afrim Kasolli, i ftuar në emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria, ka dhënë gjykimin e tij mbi formimin e qeverisë dhe rolin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai tha:

Sa i përket formimit të qeverisë, ajo që mund ta jap gjykimin tim politik në bazë veprimeve politike publike edhe pse po qarkullojnë lloj lloj spekulime që edhe mund të ketë befasi në këtë drejtim, por unë i marrë me rezervë të mëdha sepse nuk ka asgjë konkrete, nuk ka asgjë publike, me siguri të plotë se mund të votohet qeveria e Konjufcës 1 për një afat shumë të shkurtë për të tejkaluar disa prej sfidave kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova, sidomos ajo e miratimit të buxhetit të shtetit dhe marrveshjeve ndërkombetare me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore”.

Ai shtoi: “Se a do të ndodh kjo mbetet të shihet, mirëpo po thuhet se nuk është e papritur që Partia Demokratike e Kosovës ta votoj qeverinë e Konjufcës me këtë afat të skaduar deri në mars apo edhe më herët vetëm që të shfaqet para opinionit se nuk është ky subjekt i cili e ka bllokuar jetën politike, nëse ndodh ky veprim nga këndvështrimi im politik do të ishte një fitore konceptuale e Albin Kurtit, pavarësisht përpjekjës së PDK-së mundohet të justifikohet para opinionit publik se nuk është kjo që e ka portretizuar Kurti por është një tjetër, por përsëri veprimi politik i kësaj po kryëqohet në raport me skemat e paracaktuara nga Albin Kurti dhe kjo në kuptimin politik është në disfatë e rëndësishme. Po sa do t’iu përkthehet elektorialisht, pastaj që këta u treguan të disiplinuar në raport me politikën shtetërore mbetet të shihet”.

Kasolli vazhdoi: “Sjellja e kandidatit për kryeminsitër e Glauk Konjufcës është po e njëjta e Kurtit, nuk ka tentime serioze për koalicione, për sigurim të votave, me përjashtim të ftesës që i është bërë Aleancës. Deri më tani nuk kam parë ndonjë impenjim serioz nga Konjufca për ta mirëfilluar siç duhet, për të bërë negociata politike ose për një marrëveshje për bashkëqeverisje apo për një qeveri të pakicës”.

Analisti gjithashtu komentoi rolin e PDK-së dhe Bedri Hamzës: “Nëse bëhet Bedri Hamza kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, nga ajo se si unë po e shoh sjelljen e Bedri Hamzës personale është duke e braktisur misionin dhe kauzën që PDK-ja e ka konsideruar më të rëndësishme politikisht. Pse? Ne nuk kemi asnjë deklarim publik të Bedri Hamzës për abuzimin e mundshëm të votave në Mitrovicën e Jugut, dhe një parti serioze që pretendon që rrëfimin e saj kryesor politik e ka mbrojtjen e demokracisë duhet të anashkalojë sot të gjitha temat tjera përballë këtij interesi madhor, ndërsa sot në sprovë është kërcënimi, mbrojtja apo mosmbrojtja e demokracisë, sërish e potencoj që e gjitha Partia Demokratike e Kosovës duhet të jetë e mobilizuar politikisht në mbrojtjen të dinjitetit dhe procesit autonim të qytetarëve të Kosovës”.

Ai shtoi gjithashtu: “Ose mund të jetë që Partia Demokratike është e bindur që ka humbur Mitrovicën dhe është duke bërë një zhurmë mediatik vetëm që ta shqetësoj elektoratin e saj që kjo humbje nuk ishte reale por rezultat i manipuluar, por ne po e sakrifikojmë këtë për hirë të një interesi më të madh”.