Shkruan: Afrim Kasolli
Mendimi, thotë Hannah Arendt, është edhe akt rezistence. Privimi i qenieve humane nga ky “luks intelektual” i hap rruge banalitetit, ku edhe rezistenca behet e pamundur. Ngase sipas kësaj mendimtare te spikatur të teorive politike me sfond filozofik, vetëm në saje të “jetës së mendjes”( vita kontemplativa) qeniet njerëzore janë në gjendje ta “dallojnë të drejtën nga e gabuara, të bukurën nga e shëmtuara dhe u lind atyre forca e brendshme për të parandaluar katastrofa në momente të veçanta dhe çaste të rrezikshme të dalldisë kolektive, pavarësisht faktit se ai nuk krijon njohje.
“Kotësinë” e tij mbase e ka shprehur në mënyrë emblematike filozofi i njohur, Martin Heidegger, kur ka pohuar se “të menduarit nuk çon në ndonjë dije krahasuar me shkencat dhe nuk sjellë njohuri praktike. Të menduarit nuk i zgjidh ndonjërën apo enigmat botës. Nuk të pajis me ndonjë fuqi momentale për të vepruar”.
Ky filozof qe i kishte mësuar të tjerët si të mendojnë, por kishte rënë pre e nje gabimi fatal në jetën e tij e mbron tezën se qeniet njerzore janë të hedhura në këtë botë( Geworfenheit).
Prandaj, me qellim që ta shmangin vorbullën e asaj që quhet kotesi e gjuhës ( das Gerede) si parakusht për ta ruajtur autenticitetin tyre(Eigentlichkeit) duhet ta kultivojnë një relacion mendor me fjalët. Përndryshe pushtohen nga ingranazhi ditor i “Uneigentlichkeit” Sepse, vazhdon Haidegger, as gjuha dhe as fjalët nuk janë thjesht vetëm një guaskë ku paketohen gjërat për komunikimin e folur dhe të shkruar. Por, në gjuhë dhe në fjalë gjërat shfaqen (things first come to be and are). Dhe për këtë arsye, keqpërdorimi i gjuhës si kotësi, (idle talk), me slogane dhe fraza e shkatërron raportin tonë gjenuin me gjërat.
Trashëgimi kjo, qe mbase dëshmon për njërin nga shkaqet kryesore se pse nè Kosove gjate kesaj kohe rezistenca ishte e pamundur, teme kjo qe pa dyshim kerkon nje trajtim tjeter,,,,,,