Shkruan: Afrim Kasolli
Mbetet të shihet a do të ketë takime shtesë ndërmjet liderëve politikë për temën e presidentit, mirëpo ato që u mbajtën deri më tani, në mes të kryeministrit Albin Kurti, me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, tashmë mund të konsiderohen si receta të një krize pashtdegdalje.
Keto takime përfunduan pa ndonjë konsensus për një emër të përveçëm për këtë pozitë, kur kanë mbetur edhe 48 orë nga detyrimi kushtetues për ta votuar Presindetin/en e ri. Lëvizja Vetëvendosje pas refuzimit të Murat Jasharit publikisht nuk ka preferuar të përcaktohet për ndonjë emër tjetër. Ndërkohë, edhe Partia Demokratike e Kosovës, po ashtu pas refuzimit të anëtarëve të Familjes Jashari, ka kërkuar që kandidati për president të jetë dikush që i takon kësaj partie. Dhe në qoftë se nuk përkrahet ky opsion atëherë ky subjekt politik ka paralajmëruar se nuk do të bëhet pjese e asnjë skenari tjetër. Madje nuk do të qëndrojë në sallën e Kuvendit ditën e votimit. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka lënë të nënkuptohet se nuk kanë asgjë kundër Vjosa Osmanit, presindentës aktuale, e cila hapur e ka shprehur ambicien e saj për mandatin e dytë, por që barra për një nismë të tillë duhet t’i takojë partisë fituese të zgjedhjeve. Natyrisht, Lëvizja Vetëvendosje, kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, nuk është që nuk e ka preferuar garën ndërmjet kandidateve partiakë. Por kuptohet nuk e ka hedhur poshtë të paktën formalisht as pretendimin për një marrëveshje paraprake politike ndërmjet subjekteve parlamentare.
Megjithatë, më shumë sesa mungesa e konsensusit për një kandidat potencial presidencial, ajo që mbetet më e rëndësishme, qëndron në faktin se kur ku kanë mbetur edhe dy ditë nga detyrimi për ta votuar presidentin e ri, tashmë kanë filluar të kristalizohen dy qëndrime juridike dhe politike, se a shkon vendi në zgjedhje të jashtëzkonshme pa humbur kohë pas datës 5 mars, apo gjendja do të mbetet pezull deri në një qartësim të ri nga Gjykata Kushtetuese. LDK dhe PDK nuk janë shprehur qartë ende për këtë dileme, kurse Lëvizja Vetëvendosje ka filluar ta mbrojë tezën, se zgjedhjet bëhen të pashmangshme vetëm nëse anjëri nga kandidatët e propozuar për President nuk i merr votat e mjaftueshme. Mirëpo, nëse deputetët nuk marrin pjesë në votim atëherë kjo temë duhet të jetë subjekt i interpretimeve kushtetuese.
Një shenjë kjo që tregon se mbase më shumë se në zgjedhje të reja vendi do të futet në një bllokadë të re politike dhe institucionale.