Analisti politik Afrim Kasolli ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i cilësuar ato si skandaloze dhe komike.
Sipas Kasollit, Prokuroria pretendon se ish-udhëheqësit e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, kanë mashtruar ndërkombëtarët gjatë luftës. “Përpos kërkesës skandaloze për dënim drakonik ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, po ashtu edhe me komike mbetet konstatimi se Thaçi dhe të tjerët mashtruan ndërkombëtarët për realitetin gjatë luftës”, thekson Kasolli.