Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Afrim Kasolli: Kosova në gjendje pakrahasimisht më të mirë se Shqipëria sa i përket nivelit të demokracisë

Afrim Kasolli: Kosova në gjendje pakrahasimisht më të mirë se Shqipëria sa i përket nivelit të demokracisë

SHKRUAN: AFRIM KASOLLI

Kosova aktualisht ka nivel më të avancuar të demokracisë sesa Shqipëria. Madje kjo e fundit tashmë e ka humbur statusin e një vendi demokratik, por definohet si autokraci elektorale në raport me Kosovën që konsiderohet si demokraci elektorale.

Të paktën këto janë te dhënat e raportit vjetor të organizatës V-Dem nga Universiteti i Gothenburgut ne Suedi e cila merret me studimin e gjendjes globale të demokracisë. Megjithatë asnjëra nuk i plotësojnë kriteret e demokracisë liberale.

Sipas këtij hulumtimi, “në demokracitë elektorale zgjedhjet shumëpartiake për ekzekutiv janë të lira dhe të ndershme; si dhe dominojnë nivele të knaqshme të së drejtës së votës, lirisë së shprehjes dhe lirisë së asociimit”. Ndërkaq në autokracite elektorale, po ashtu ekzistojnë “zgjedhje shumëpartiake për ekzekutivin ; por dominojnë nivele të pamjaftueshme të kërkesave themelore si liria e shprehjes dhe e asociimit, si dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Me këtë rast duhet kujtuar se deklarimi i para disa ditëve i kryeministrit Edi Rama se asnjëherë nuk është involvuar në dinamikat e brendshme politike në Kosovë, është diçka që duhet përshëndetur, sepse një përfshirje eventuale nuk paska qenë e dobishme në aspektin demokratik. Natyrisht e njëjta gjë mund të thuhet edhe sa i përket përfshirjes se mëhershme te Albin Kurtit në zgjedhjet e brendshme në Shqipëri.

Përndryshe ky raport tregon se ne përmasa globale po ashtu demokracia është duke përjetuar një prapakthim të frikshem.
Aktualisht, “pothuajse tre të katërtat e popullsisë së botës(74%, ose 6 miliardë) jetojnë në autokraci. Pra tashmë më shumë njerëz jetojnë në autokraci të mbyllura(28%, ose 2.3 miliardë) sesa në demokraci zgjedhore dhe liberale së bashku (26%, ose 2.2 miliardë).Vetëm 7% e popullsisë së botës (0.6 miliardë) jetojnë në demokraci liberale”, privilegj ky që nuk e gëzojnë as qytetarët e Kosovës dhe as ata të Shqipërisë.

“Liria e shprehjes vazhdon të jetë aspekti më i sulmuari demokracisë, duke u përkeqësuar në 44 vende deri në fund të vitit 2025” konstaton raporti “Democracy in the World 2025 – 10th edition”