Presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e bërë në Gjykatën Kushtetuese për t’i sqaruar pasojat e moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor.
Pas këtij vendimi ka reaguar analisti politik Afrim Kasolli. Ai thotë:
“Sipas interpretimit zyrtar të Gjykatës Kushtetuese, ky institucion i merr vendimet me shumicën e votave të gjyqtarëve që janë të pranishëm dhe që votojnë. Kjo gjykatë ka kuorum nëse janë të pranishëm 7 (shtatë) gjyqtarë. Pra, më shumë se gjyqtari raportues i një lënde, është vendimmarrje kolektive që ka rëndësi në çdo rast. Dhe presidentja Osmani besoj se është e vetëdijshme për këtë fakt elementar se si punon ky institucion.”
Sipas tij, presidentja po e shfrytëzon narracionin kombëtar e rrezikun e interesave nacionale si maskë për ta mbuluar karakterin jo profesional.