Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Afrim Kasolli: Albin Kurti nuk ka kundërshtar politik, kundërshtari i tij është vetvetja

Afrim Kasolli: Albin Kurti nuk ka kundërshtar politik, kundërshtari i tij është vetvetja

Analisti politik Afrim Kasolli ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, aktualisht nuk ka një kundërshtar të vërtetë politik, por se përballja e tij kryesore është me vetveten.

Sipas Kasollit, sfidat më të mëdha të Kurtit nuk vijnë nga opozita, por nga veprimet, vendimet dhe qasja e tij politike në qeverisje, të cilat, sipas tij, po prodhojnë pasoja dhe pakënaqësi gjithnjë e më të mëdha në opinionin publik.

Ai ka theksuar se mungesa e një opozite të fortë nuk e përjashton përgjegjësinë politike të kryeministrit, duke shtuar se mënyra e qeverisjes dhe menaxhimi i krizave janë faktorët kryesorë që mund ta dëmtojnë pozitën e tij politike.