SHKRUAN: AFRIM KASOLLI
Gjatë një debati në emisionin Jeta në Kosovë, lidhur me temën e miratit në parim të projektligjit për e Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga Kuvendi i Kosovës, në polemike e sipër me zv. ministrin e Drejtësisë Genc Nimani, avokati njohur Faton Fetahu deklaroi se ka kohë që është larguar nga pozita e këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të Partisë të Kosovës dhe se ai nuk e përfaqëson me juridikisht atë subjekt politik.
Siç dihet një kohë te gjatë Faton Fetahu i kishte adresuar lëndët e kësaj partie pranë Gjykatës Kushtetuese. Dhe nuk kishin munguar sukseset. Janë me dhjetëra ligje të pushtetit që ishin rrëzuar nga institucioni më i lartë juridik në vend si antikushtetuese. Falë kësaj beteje konstatonte të Faton Fetahut, PDK e kishte fituar epitetin e gardianit politik të Kushtetutës nga tendencat antikushtetuese të Qeverisjes së Lëvizjes Vetevendosje.
Prandaj edhe largimi i tij nga kjo detyrë ishte një befasi. Ndonëse ai nuk dha detaje për këtë distancim se a ka të bëjë thjesht me arsyje profesionale personale, apo nga pakënaqësi të brendshme me subjektin që deri dje e ka përfaqësuar juridikisht.
Megjithatë, nuk mund të mohohet fakti se kohën e fundit këtë subjekt e ka karakterizuar një zbythje nga betejat juridike kushtetuese. Për habine e shumëkujt, PDK nuk kishte denjuar as t’i adresonte argumentet e saj profesionale pranë Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.