Profesori universitar dhe analisti politik, Afrim Hoti në një prononcim për TV Arbëria, ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, ai thotë se pala serbe në këtë proces është shumë jokonstruktive, shkruan TV Arbëria.
Hoti thotë se Serbia po e pret epilogun e luftës në Rusi.
“Edhe pala serbe edhe ajo e Kosovës si duket mbajnë qëndrimet e tyre të pa lëvizshme, në veçanti pala serbe është shumë jokonstruktive, për faktin që pret epilogun e luftës në Rusi, dhe kjo ka bërë që dialogu të stagnojë dhe duke mos pasur ndonjë sukses të caktuar”, ka thënë analisti politik.
Tutje Hoti ka thënë se qëndrimet e ngurta të Kosovës, me partnerët nuk janë në të mirë të vendit.
“Mendoj se janë dy çështje që duhet të trajtohen, e para është e mirë dhe pozitive që qëndrimet të jenë të ngurta, sepse këtu flitet fundja për interest e Kosovës dhe për interesta e Kosovës më së miri dhe më ngurtësisht i shpreh dhe i mbrojnë autoritetet e Kosovës, ndërkohë që qëndrimet e ngurta kundrejt partnerëve mendoj që nuk i bëjnë mirë vendit sepse kemi arritur bashkë me aleatët dhe definitivisht duhet që bashkarisht të ecim edhe tash e tutje”, ka thënë ai për TV Arbëria.
Gjithashtu analisti ka folur edhe për takimet e pakta që kanë zhvilluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sa i përket procesit dialogues.
“Kurti është destruktiv në këtë drejtim sepse vazhdon të udhëheq politikën e uljes në dy karrike, do të thotë edhe nga perendimi edhe nga lindja, dhe se normalisht zotëri Kurti është mbështetur për muri në këtë drejtim dhe se ka qenë e qartë se gjithë ky proces do të karakterizohet nga mos pajtime të thella në mes këtyre dy akterëve, po e them edhe njëherë gjithçka varet nga epilogu i luftës Rusi-Ukrainë, pas së cilës jam shumë i bindur se Vuçiq do të ripozicionohet”, ka thënë Hoti.
Ndër të tjera Hoti deklaron se nuk pret ndonjë rezultat nga takimi që do të mbahet mes kryenegociatorëve, takim i cili është paralajmëruar që do të mbahet pas vizitës që kishte emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, Hoti shton se këto takime janë më shumë sa për ta mbajtur gjallë procesin e dialogut.
“Unë jam shumë skeptik, edhe jemi para zgjedhjeve nuk besoj në ndonjë sukses këtu flitet vetëm për, eventualisht takime sa për ta mbajtur gjallë procesin e dialogut ndërkohë që jam skeptik për arritjen e ndonjë rezultati, fundja fundit tashmë nuk ka çfarë të flitet, e tëra që kërkohet nga të dyja palët është zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe se si takim do duhej flitej në këtë drejtim sido që të jetë unë personalisht jam skeptik për ndonjë rezultat nga takimi”, ka thënë Afrim Hoti. /TV Arbëria