Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Afirmimet që të ndihmojnë të ruash qetësinë në punë (edhe kur je me nerva)

Afirmimet që të ndihmojnë të ruash qetësinë në punë (edhe kur je me nerva)

Në pjesën e katërt të serisë të titulluar “How to keep clear head at work” (“Si të mbash një mendje të kthjellët në punë?)”, Dr. Tang ndau “pohimet e shëndetshme” në platformën e saj të Tik-Tok, që mund t’i përdorim për të mbajtur një mendje të qetë në punë

Ajo shpjegon se si mund të krijosh një jetë profesionale më të mirë, duke mbuluar tema që lidhen me vendosjen e kufijve në punë.

Dr. Tang theksoi tre pohime kryesore:

1. “Unë nuk mund t’i shpëtoj njerëzit nga vetja e tyre.”
2. “Edhe nëse nuk mund të kontrolloj asgjë rrotull meje, unë mund të kontrolloj frymëmarrjen time.”
3. “Unë nuk kam nevojë t’i jap rëndësi mendimit të dikujt prej të cilit unë nuk kam kërkuar këshillë.”

 

  ♬ original sound – Dr Audrey Tang

 

Dr. Tang sugjeron që këto pohime t’i themi me një frymë ndërsa marrim frymë, për të gjetur kohë për mendjen tonë pa i thënë vetes të qetësohet, shkruan Dailymail.

Një tjetër kërkim i bërë këtë vit nga universiteti i California Berkeley tregon se të folurit pozitivisht me veten ndihmon shumë në përmirësimin e shëndetit mendor.

Në studim, mbi 100 njerëz u rekrutuan për të testuar nëse prekja e vetes me dhembshuri, përfshirë vendosjen e duarve në gjoks dhe përsëritjen e deklaratave si: “Si mund të bëhem një shok i vetes sime në këtë moment?”, ndihmonte në përmirësimin e shëndetit mendor.

Disa prej pjesëmarrësve iu kërkua që ta bënin këtë ushtrim për të paktën 20 sekonda në ditë çdo muaj, citon Anabel.

Rezultatet treguan se ata që e bënin këtë kishin një mirëqenie emocionale më të lartë dhe nivel stresi më të ulët se ata që nuk e bënin. Shëndeti mendor përmirësohej akoma më shumë, në varësi të shpeshtësisë me të cilën pjesëmarrësit në studim praktikonin afirmimet e tyre, duke trajtuar mirë veten përmes të folurit dhe prekjes së butë. Kjo çonte në një humor më të mirë dhe ulje të stresit.

Praktikimi i këtyre pohimeve dhe teknikave të kujdesit ndaj vetes mund të ndihmojë në mbajtjen e një mendje të qetë dhe të kthjellët, veçanërisht në mjedisin e punës.

Themes by WordPress