Blog Post

Arbëria TV > Bota > Affleck nuk humb kohë, shihet me një vajzë pas ndarjes nga JLo

Affleck nuk humb kohë, shihet me një vajzë pas ndarjes nga JLo

Jennifer Lopez ka bërë kërkesë për divorc nga Ben Affleck dhe menjëherë pasi u përhap lajmi për prishjen e martesës së tyre, një grua e paidentifikuar u fotografua jashtë shtëpisë së aktorit.

Tani kanë dalë zëra të rinj se aktori 52-vjeçar është në një lidhje me vajzën 36-vjeçare të Robert Kennedy Jr., Kathleen Alexandra Kennedy, e njohur edhe si Kick Kennedy, transmeton Indeksonline.

Gjegjësisht, burimi i tha American Page Six se Ben dhe Kick janë parë në Polo Lounge të hotelit Beverly Hills, por edhe se janë parë duke u shoqëruar në vende të tjera të njohura në Los Angeles.

Vajza e Robert Kennedy Jr. dhe gruaja e tij e parë, Emily Ruth Black, ishte e lidhur më parë me miliarderin Matthew Mellon, i cili vdiq në një dhomë hoteli në vitin 2018 pasi luftoi me varësinë. Meqë ra fjala, Kick është aktore, por jetën private e mban larg syrit të publikut dhe nuk dihet se sa kohë është me Affleck-un.

Kujtojmë se divorci është spekuluar prej disa kohësh dhe Lopez ka paraqitur kërkesën për divorc të martën e kaluar duke zhgënjyer fansat me një postim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kick Kennedy (@kickkennedy)