Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Afera me ambalazhuesit e ujit, Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi

Afera me ambalazhuesit e ujit, Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi

Naser Hafizit, drejtorit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, i është vazhduar paraburgimi.

Hafizi dyshohet se kundërligjshëm është përfshirë në faljen e borxheve për kompanitë që merren me ambalazhimin e ujit.

“Të pandehurit N. H. i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muajsh, respektivisht nga data 10.11.2024 deri më 10.01.2025”- thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Hafizi ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës më 10 tetor kurse që nga 11 tetori gjendet në paraburgim.

Powered by WordPress