Shteti pritet të arkëtojë të paktën 29 milionë euro. Një pjesë tjetër e pasurisë së sekuestruar nga Mijallkov në rastin “Perandoria” së shpejti do të dalë në shitje, njoftoi Agjencia për pronat e sekuestruara.
Do të shiten banesa, apartamente, garazhe, ambiente biznesi dhe tokë ndërtimore. Nga shitja e tre banesave dhe e një garazhi në Vodno, deri më tani shteti ka arkëtuar nga Mijallkovi 332.276 euro. Dhe vetë kompania “Best Way Investment”, kompani në pronësi të Jordan Mijallkovit, i ka blerë vetë.