Drejtori i Kompanisë “Aktiv”, Gazmend Elshani i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria ka folur rreth gjendjes së bizneseve në Kosovë pas vendimit të KEDS’it për dalje të treg të lirë të energjisë.
Elshani në deklarimin e tij ka hedhur akuza kundrejtë Qeverisë e cila siç tha ai, nuk po bënë asgjë në këtë drejtim.
Madje sipas tij, në vend që kjo e fundit t’iu dalë në ndihmë bizneseve e nëjta po i lufton ato duke i quajtur me terminologjinë oligark.
“Qeveria ka nisë një agjendë ka kohë t’i luftojë disa nga bizneset e mëdha, që ai i quan me terminologjinë oligarkë. Në këtë rend na ka futë të gjitha bizneset që e kalojnë një 10 milionë euro qarkullim vjetor. Një qeveri e cila bizneset e veta i quan oligark dhe i shtin krejt me një thes dhe ati thesi ia mshel kokën dhe e gjunë në bërllog, është për të ardhë keq.
Bizneset janë gjeneratori i ekonomisë së një vendi
Zhvillimi më i madhi ekonomik u bë në vitin 2021 për shkak të imputeve që kanë ardhë në biznese nga subvencionimi e qeverisë.
Me thënë në gjuhën popullore: Nuk mundesh me mjelë një lop nëse nuk i jep me hangër. Lopës që si ke jep me hongër ajo nuk qet qumësht. Qeveria po kqyr jo me ju qitë me hangër bizneseve në këtë rast po po kqyr me i pre për pastërm.
Me urdhër të kujt del KEDS’i. Pse duhet KEDS’i me dalë edhe me ndalë rrymën brenda natës për çka, ku kanë me shku bizneset, ku ka me shku fatura ne s’kem qare pa e pagu atë se ta ndal apet. Është skandaloze në një shtet ku Qeveria nuk jep asnjë opinion hesht sikur me thanë inekzistente me një katrahurë të tillë.
Ne kemi një fabrikë ku prodhojmë material të drurit asnjë anëtarë i Qeverisë deri sot kurrë nuk ka ardhë me pa as me vizitu, as me u shqetësu me pyet a keni nevojë me iu ndihmu diçka. Jo qe s’kanë ardhë po as që interesohen për atë punë.
EMISIONI I PLOTË: