Budanov tha se operacioni u nis nga territori i Ukrainës dhe se të paktën 70, dhe ndoshta më shumë, drone ukrainas Dragon dhe Splash goditën aeroportin Morozovsk.
Ai shtoi se është duke u bërë një vlerësim i dëmeve dhe se “pret informacione” nëse ndonjë aeroplan është shkatërruar apo dëmtuar.
Në të njëjtën kohë, imazhet nga Planet Labs tregojnë dëmtimin e çatisë së hangarit të vendosur në platformën e mirëmbajtjes ndërsa brenda shihen dy aeroplanë luftarakë-bombardues Su-34.
Më herët, analisti i OSINT, Brady Africk publikoi imazhe satelitore të aeroportit Morozovsk para dhe pas sulmit natën e 13-14 qershorit.
Ky ishte sulmi i dytë i madh nga dronët ukrainas në Morozovsk në dy muajt e fundit.
Budanov deklaroi gjithashtu se baza ajrore do të sulmohej sërish.
Më saktësisht, ai iu përgjigj “po” pyetjes nëse forcat ukrainase po planifikojnë një tjetër sulm ajror në aeroport.
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se në natën e 13-14 qershorit, forcat e mbrojtjes ajrore dyshohet se kapën dhe shkatërruan 87 dronë ukrainas mbi territorin e Rusisë dhe Krimenë e pushtuar.
Kanalet ruse Telegram shkruan se banorët e qytetit Morozovsk raportuan shpërthime gjatë natës dhe një zjarr në qytet. Kanali Astra Telegram përsëriti se ekziston një aeroport ushtarak në Morozovsk që tashmë ishte sulmuar më 5 prill të vitit 2024. /Telegrafi/