Aeroplani i parë me municion amerikan është ulur në Izrael, ka thënë ushtria izraelite.
Kjo vjen pasi SHBA-ja tha se do të dërgonte furnizime të reja me mbrojtje ajrore, municione dhe ndihmë të tjera sigurie për aleatin që po lufton kundër militantëve të Hamasit.
Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi gjatë ditës së sotme deklaroi se SHBA-ja po rritin ndihmën ushtarake për shtetin izraelit, raporton skynews.
“Ne do të sigurohemi që Izraelit të mos i mbarojnë këto asete kritike për të mbrojtur qytetet dhe qytetarët e tij”, tha presidenti në një konferencë shtypi.
Theksojmë se SHBA-ja ka dërguar edhe disa nëndetëse në Detin Mesdhe dhe po vëzhgon për së afërmi zhvillimet në rajon.
Ndryshe, Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit, pritet që gjatë ditës së nesërme të arrin në Tel Aviv.
/TV Arbëria