Adriana Matoshi pak ditë më parë njoftoi në rrjete sociale se po largohet nga angazhimet e saj për shkak se po përballet me një sëmundje të re.
Në shkrimin në Facebook, Deputetja e Kuvendit të Kosovës nuk zbuloi asgjë më shumë për sëmundjen, por tha që i duhet t’i nënshtrohet një operacioni.
Ajo i kërkoi ndjekësve që të luten për të, të kthehet shëndoshë e mirë.
Në ndërkohë, një mik i ngushtë i aktores ka bërë të ditur se ka kryer me sukses operacionin.
‘3-0 tumori, prapë fituese loçka jonë”, ka qenë përshkrimi i postimit të tij.