Adnan Sogojeva ka reaguar për situatën politike në vend, duke thënë se rrënimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë nuk përbën më vetëm një krizë politike, por krizë të vetë shtetit.
Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës janë ndërtuar me gjak e mund dhe se shpërfillja e tyre paraqet humbje të përgjegjësisë ndaj vendit.
“Kosova nuk është projekt personal, nuk është mjet për ambicie individuale dhe nuk është peng i askujt. Kosova dhe institucionet e saj u ndërtuan me gjak. Kosova është amanet!”, ka deklaruar Sogojeva.