Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Adnan Hyseni në “Arb Debat”: “Brenga ime më e madhe është të rikthehem në shërbim të atdheut

Adnan Hyseni në “Arb Debat”: “Brenga ime më e madhe është të rikthehem në shërbim të atdheut

Veterani i UÇK-së Adnan Hyseni në TV Arbëria ka deklaruar se i mungon mjaft shumë atdheu dhe shërbimi ndaj vendit.

Shërbimi ndaj atdheut, thotë se i është kthyer në përgjegjësi.

“Shërbimi më mungon, më mungon sepse ne si familje kemi marrë dhe marrim respektin shumë më të madh sesa kemi kry obligimin, edhe këtë respekt e kam kthy në përgjegjësi. Edhe kur ti e kthen respektin e madh të kombit shqiptar kudo në troje dhe në mërgatë në përgjegjësi, atëherë shërbimi të mungon. Sepse atdheu dhe kombi ka nevojë shumë, sepse mbi supet tona peshon rëndë amaneti i dëshmorëve ndër breza, prej Gjergj Kastriotit deri te Adem Jashari e dëshmori i fundit në Iliridë, ajo është Shqipëria natyrale. Frikësona se nuk do të kthehna me shërby edhe i hi në hak edhe atdheut edhe kombit, sepse obligimi është shumë i madh edhe ky obligim është deri në frymën e fundit”

Veterani i UÇK-së: Dëshira më e madhe është me qenë edhe njëherë ushtar për trojet etnike, me i shërby bashkimit të trojeve shqiptare

Hyseni thotë se dëshira më e madhe e tij është të shërbejë si ushtar për bashkimin e trojeve shqiptare.

“Dëshira e madhe është me kanë edhe njëherë ushtar për trojet etnike, ma dhashtë Zoti këtë mundësi me i shërby edhe njëherë bashkimit të trojeve si ushtar i kombit tem, edhe nëse është e mundshme me e përmbyll misionin tem, kjo është dëshira më e madhe që unë kisha pas qef me pas në këtë jetë,” tha ai në TV Arbëria, në Arb Debat.

Me vëllanë e tij, Avniun tashmë të ndjerë, ishin bashkëluftëtarë në UÇK; ai me shumë emocion flet për lidhjen e fortë vëllazërore që kishin dhe mungesën e tij sot.

“Ishalla më bashkon Zoti në atë dynja, jam mundu me përcjell mesazh pozitiv, sa i rëndësishëm është familja dhe vëllau. Edhe fjalët e fundit që ja kom thanë masi përmbylli misionin, fatkeqësisht në mos trajtimin e duhur në atdheun e tij, ka qenë: ishalla ma bënë hallall, ma mundësoft Zoti me pa shqiptarë vëllazën qysh jemi kanë unë dhe ti, edhe sa herë që shoh shqiptarë vëllazën që janë mirë mes veti, ti më ringjallesh para syve të mi. Mungesa më han çdo ditë”

Ishte në Gjermani për trajtim, vëllai e pikturoi dorën me foton e tij dhe shkruajti: ti munesh me ik e me shku ku dush, po ki me kanë në trupin tem dhe zemrën tem

“Gjatë kohës kur isha në Gjermani për trajtim, nga frika se po vdes, e pati pikturu fotografinë time në dorë dhe ka shkru: ‘Ti munesh me ik e me shku ku dush, po ki me kanë në trupin tem dhe zemrën tem’”

Emisioni: