Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Aditivët rrisin hiperaktivitetin e fëmijëve

Extra AL PVC
Ngjyrat dhe aditivët mund të rrisin nivelin e hiperaktivitetit të fëmijëve, ka dëshmuar studimi i ri britanik i publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”.

Aditivët u shtohen produkteve ushqimore për rritjen e kohëzgjatjes, shijes, pamjes apo ndryshimin e ngjyrës.

Shkencëtarët nga Universiteti i Southamptonit në Angli kanë hulumtuar sjelljet e fëmijëve të cilët kanë konsumuar kokteje të aditivëve në ushqim apo edhe në lëng të zakonshëm të pemëve.

Studimi i cili është porositur nga agjencia britanike për standarde ushqimore ka vërtetuar, thonë shkencëtarët, rezultatet e studimeve të mëhershme të kryera me fëmijët të cilët vuajnë nga hiperaktiviteti, respektivisht ADHD-ja.

“Kemi dëshmuar që aditivët ndikojnë papërshtatshëm në hiperaktivitetin e fëmijëve mes moshave tri dhe tetë vjeçare”, kanë pohuar Jim Stevenson dhe kolegët e tij të studimit.

“Në përgjithësi, fëmijët të cilët kanë konsumuar aditivë në mesatare për 10 për qind u janë afruar definicionit të fëmijës hiperaktiv”, ka shtuar Stevenson.

Hulumtimi është kryer me 153 fëmijë të moshës trevjeçare dhe 144 fëmijë të moshës tetëvjeçare.

Hiperaktiviteti ka të bëjë me vështirësitë në sjellje dhe në zhvillimin tipik që vihet re në fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore, i cili karakterizohet nga problemet e vëmendjes dhe përqendrimit, si dhe të qenit shumë aktiv.

Kjo vështirësi ndërhyn dukshëm në sjelljen e fëmijës dhe në aktivitetin e tij.

Një dietë e balancuar fruta-perime, drithëra dhe produkte të qumështit pa yndyrë, ku përfshihen mishi, peshku, bishtajoret, vezët dhe arrat është baza për rritjen e shëndetshme të çdo fëmije. Këtu përfshihen dhe fëmijët me ADHD.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...