Ademola Lookman është shpallur lojtari më i mirë afrikan i vitit 2024.
Lookman pati një sezon fantastik këtë vit, shkruan “Gazeta Express”.
Sulmuesi ishte lojtari i vetëm afrikan që u nominua për Topin e Artë të këtij viti dhe përfundoi në vendin e 14-të në klasifikim.
Lookman pati një sezon për mos t’u harruar me Atalantën, madje duke fituar edhe Ligën e Europës, me një tregolësh nga ai.
Lookman gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Angli, para kalimit në Itali tek Atalanta