Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ademi: Diplomacia jonë ka dështuar që t’i bindë ndërkombëtarët për rastin Banjska

Extra AL PVC

Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, thotë se diplomacia kosovare ka dështuar që t’i bindë faktorët ndërkombëtarë se çfarë ka ndodhur sot një vit më parë në Banjskë të Zveçanit.

Ademi thotë se kryeministri Albin Kurti është dashur që të shkojë dhe të raportojë në çdo shtet për agresionin që është bërë, pavarësisht që asnjë shtet nuk i ka bërë thirrje.

“Në këtë rast, diplomacia e Kosovës ka dështuar. Diplomacia jonë ka dështuar me i bindë faktorët ndërkombëtarë se çfarë ka ndodhur në Republikën e Kosovës. Një nga një është dashur me i bindë. Ky është dështimi. E para, askush nuk na e ka pritur kryeministrin tonë… është dashur t’i hipë aeroplanit me shkua shtet në shtet me tregu se çka ka ndodh… edhe Kuvendi i Kosovës është dashur t’i raportojë secilit kuvend, të Maqedonisë, Bosnjës, Kroacisë, Shqipërisë, Rumanisë, Bullgarisë, me u ulë e me i dergu letër”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Profesori i kriminalistikës tha se Qeveria e Kosovës, çdo sektorë sigurie dhe njerëzit profesionist duhen të bashkohen për t’i nxjerrë në pah faktet.

“Gabimin më të madh që ne e bëjmë në Republikën e Kosovës, sidomos ne që thirrmi si profesionistë – nuk akuzohet Qeveria, nuk akuzohen njerëzit profesionistë, por duhet të bashkohen bashkë, secili në fushën e vetë”, shtoi ai.

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Nga ajo kohë deri më sot kanë ndodhur shumë zhvillime: Radoiçiq pranoi organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm, ai u hetua në Beograd dhe në Prishtinë ku ndaj tij dhe 44 personave tjerë u ngrit aktakuzë për veprimtari terroriste. Derisa ai besohet se po qëndron në Serbi, një vit pas në fshatin tashmë të qetë të Banjskës banorët vazhdojnë jetojnë me misterin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar.

spot_img

Të fundit

Një vit nga sulmi në Banjskë, Ambasadori italian në Kosovë: Atentat i madh ndaj sigurisë së Kosovës!

Janë bërë një vit nga nga sulmi terrorist në...

Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas,...

“S’është kino studio me ta vra policin, prralla, s’po flas me ty po me publikun, rri pra”/ Përplasja Tasholli – Kryeziu

  Një përplasje ka ndodhur në emisionin ‘Pressing’ në T7...

Lajçak zhvillon “diskutim strategjik” me diplomatët O’Brien dhe Kasanof për dialogun:Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,...

Një vit nga sulmi në Banjskë, Ambasadori italian në Kosovë: Atentat i madh ndaj sigurisë së Kosovës!

Janë bërë një vit nga nga sulmi terrorist në Banjskë i udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radojçiq. Gjatë këtij sulmi u vra polici i Kosovës, Afrim...

Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Zëdhënësja e...

“S’është kino studio me ta vra policin, prralla, s’po flas me ty po me publikun, rri pra”/ Përplasja Tasholli – Kryeziu

  Një përplasje ka ndodhur në emisionin ‘Pressing’ në T7 mes analistave Ismail Tasholli dhe Taulant Kryeziu, derisa ishin duke diskutuar për zhvillimet në veri. Madje...