Mos prisni këngë të reja nga Adele.
“Weekends With Adele” përfundon këtë vjeshtë dhe shumë fansa shpresuan se artistja 36-vjeçare do të kishte më shumë kohë për të punuar në një album tjetër.
Megjithatë, ajo është duke i shuar të gjitha shpresat se do të vijnë këngë të reja.
Adele tha në një intervistë për ZDF: “Nuk kam fare plane për muzikë të re. Dua pushim të madh pas kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera krijuese”.
Performanca e fundit e Adelës në Vegas do të zhvillohet në fund të nëntorit, dy vjet pasi rezidenca e saj filloi për herë të parë.
Albumi i fundit i Adele, u publikua në vitin 2021.