Prokuroria e Korçës ka proceduar penalisht 25 punonjës të Drejtorisë së Policisë Korçë dhe të Drejtorisë së Kufirit e Migracionit, për të cilët gjyakata ka vendusr pezullimin nga detyra.
Sipas prokurorisë së Korçës, punonjësit e policisë akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve dhe shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex. Hetimi është shtrirë për periudhën 2020-2024 dhe të proceduar rezultojnë veç punonjësve të policisë edhe drejtues të niveleve të larta.
Mësohet se hetimi disa vjeçar është shtrirë në të gjitha pikat doganore të qarkut juglindor në të cilët vepronte shërbimi i Frontex.
Burime pranë prokurorisë thonë se abuzimi financiar deri në këtë fazë të hetimit arrin në vlerën e 400 mijë euro, duke falsifikuar edhe dokumentet financiare.