Një abuzim flagrant me paranë e shtetit ka ndodhur me një tender që e ka dhënë komuna e Mamushës.
Atje tenderin për furnizim me dru dhe pelet për ngrohje e ka fituar një kompani e cila ka ofertuar më së shtrejti në krahasim me pesë kompanitë e tjera që kanë aplikuar.
Më saktësisht tenderin e ka fituar kompania Berveniku Corporation e cila ka ofertuar me çmim 68 mijë euro, teksa kompania Nazi Travel ka dalë me ofertën më të lirë, vetëm 39 mijë euro.
Këtë skandal e ka alarmuar gazetari Enis Veliu në rrjetet sociale.
“Abuzimi me para te shtetit nuk ka te ndalur. Ne kete tender te komunes se Mamushes kane aplikuar 6 kompani, e tenderin e ka fituar kompanie me cmim me te shtrenjte. Pra, shiç edhe po e shihni dallimi ne mes te kompanise me te lire dhe asaj fituese eshte hic me 28 mije e 434 euro”, ka shkruar Veliu në Facebook.