Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, tha se Prizreni aktualisht sillet si një komunë sezonale – ekonomia, kultura dhe aktivitetet shoqërore arrijnë kulmin gjatë korrikut dhe gushtit, ndërsa pas largimit të mërgatës qyteti bie gati në heshtje.
Ai kritikoi aspekte të qeverisjes aktuale të komunës, duke theksuar se është përdorur buxheti publik për interesa të ngushta dhe se kandidatët aktualë janë të kufizuar me premtime të zakonshme si asfaltimi, kublat dhe kanalizimi.
“Prizreni është komunë ku aktiviteti ekonomik, kulturor shoqëror mbërrin kulmin e vetë në mes të periudhës korrik‑gusht. Sapo të përfundojë mërgatia, edhe si të mbaron qyteti, bie në një heshtje pothuajse totale… dhe ne kemi dashur që ta kemi një komunë të gjallë 365 ditë,” theksoi Abrashi në teve1.
Ai gjithashtu i ka sfiduar drejtpërdrejt kundërshtarin e tij zyrtar, duke bërë thirrje për ballafaqim të ideve dhe duke e akuzuar për menaxhim të dobët të komunës.
“Unë e ftoj publikisht Z. Totaj: le të vijë të ballafaqohemi me idet tona; le të vjen të na tregon se pse e ka zhytur komunën në fajde. … Tereni është i qartë, ai po bie e ne po vijmë,” – deklaroi Abrashi.