Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abrashi: PDK po shpërfaq skizofreni në lidhje me Gjyqësorin

Abrashi: PDK po shpërfaq skizofreni në lidhje me Gjyqësorin

Artan Abrashi, deputet nga Vetëvendosja thotë se PDK po shpërfaq “një skizofreni të çuditshme”, në lidhje me Gjyqësorin,

Sipas Abrashit, PDK po e sulmon Gjykatën Speciale “të cilën e ka krijuar vetë”, e në anën tjetër po e kritikon VV-në për sulme ndaj saj.

“PDK-ja po shpërfaq një skizofreni të çuditshme në lidhje me gjyqësorin. Në njërën anë, për rrëzimin e një mocioni të mbrojtjes, PDK-ja e sulmon Gjykatën Speciale, një gjykatë të cilën e ka krijuar vetë, në bashkëveprim me LDK-në dhe Listën Serbe, si pjesë të sistemit të brendshëm të Kosovës. Dhe në anën tjetër, ajo kërkon nga ne që të ndalim sulmet ndaj gjyqësorit. Këto deklarata kundërthënëse, eksponentët e PDK-së po i lëshojnë në të njëjtën ditë, madje në të njëjtën konferencë për media, pa e kuptuar ironinë e qëndrimeve të tyre kontradiktore.”, ka shkruar Basha.

Abrashi tutje thotë se LVV kritikon çdo vendim gjyqësor që meriton të kritikohet.

“Kritika të tilla nuk mund të quhen ndërhyrje në gjyqësor. Ato përbëjnë ushtrimin e drejtë të lirisë së shprehjes dhe kritikës ndaj institucioneve publike, gjë që është e domosdoshme në çdo shoqëri demokratike”, ka shkruar ai.