Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka dënuar sulmet kundër Policisë në veri të vendit. Në seancës e Kuvendit, ai ka thënë se këto sulme janë terroriste të mbështetura nga Serbia.
Ai ka thënë se Kosova nuk do të dorëzohet ndaj këtyre sulmeve duke kërkuar unitet nga gjithë spektri politik.
Abrashi policit të plagosur në veri i ka dëshiruar shërim të shpejt.
“Dje në mbrëmje është plagosur një polic. Të mërkurën ne lagjen e boshnjakëve janë hedhur dy bomba. Në katër komuna janë banda kriminale. Ata duan shtrirjen e kontrolli të Beogradit, ata duan mbajtjen e zgjedhje të Serbisë në Kosove sikur të ishte territori i tyre. Ata duan re vrasin e djegin. Prandaj sulmet ndaj institucioneve tona po shtohen. Sfida për të siguruar siguri është e pashmangshme”.
“Nuk do të dorëzohet Kosova, nuk do të dorëzohet veriu. Të gjithë duhet t`i dënojmë këto sulme. Pra, duhet të jemi unik. Nuk guxojmë të bëhemi pjesë e agjendave rrënuese ndaj shtetit të Kosovës”, ka thënë ai. /TV Arbëria