Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Abrashi i reagon Çitakut: Na sqaro se si u katandis Kosova pas vendimit për “Zajednicën”

Abrashi i reagon Çitakut: Na sqaro se si u katandis Kosova pas vendimit për “Zajednicën”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila ka kërkuar llogari nga kryeministri Albin Kurti për dialogun me Serbinë.

Ky i fundit sipas saj duhet të sqarojë se “si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke”.

E në reagimin e tij, deputeti Abrashi ka pasur një pyetje për Çitakun.

“Një pyetje për Vlora Çitakun, meqë është shumë e dijshme dhe profesionale: a na sqaron ajo se si u katandisë Kosova që 3 vjet pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u pajtua për të nënshkruar marrëveshjen për Zajednicë”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Abrashi ka kërkuar llogari nga nënkryetarja e PDK-së se si 20 vjet pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë, “ajo vetë u angazhua për ndarjen e Kosovës?”. /TV Arbëria