Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Abelard Tahiri: Urgjentisht duhet të ndalohet diskriminimi i punonjësve të arsimit

Abelard Tahiri: Urgjentisht duhet të ndalohet diskriminimi i punonjësve të arsimit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se ka pritur sot në zyrat e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Me këtë rast, Tahiri ka u ka premtuar drejtuesve të SBASHK-ut, se si parti politike do të bëjnë të pamundurën për korrigjuar diskriminim që është duke përjetuar kategoria e mësimdhënësve për shkak të ligjit për skemat sociale të miratuar nga kjo shumicë parlamentare. Në fund, ai u zotua se si parti politike do ta trajtojnë më urgjencë këtë diskriminim, duke përfshirë edhe kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.

Ky është postimi i plotë i Abelard Tahirit:

“Me kënaqësi ju përgjigja ftesës për takim të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) që është duke i mbajtur kjo organizatë me shefat e grupeve parlamentare, për të shprehur shqetësimet e komunitetit të mësimdhënësve të pensionuar lidhur me Ligjin për Skemat Pensionale të miratuar nga shumica parlamentare.

Mungesa e vullnetit dhe paaftësia e qeverisë për të adresuar gjetjet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të para një viti, për të eliminuar diskriminimin e pensionistëve kontributdhënës, ka bërë që mësimdhënësit e pensionuar por edhe ata që do të pensionohen, të kthehen në subjekte të diskriminimit pikërisht me këtë ligj, qëllimi i të cilit do të duhet të ishte njohja e pensionit kontributdhënës për të gjithë personat që janë larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme (1989-1999), dhe jo anulimi i kësaj të drejte të punësuarve në arsim, të cilët veçse e kanë gëzuar në bazë të ligjit të miratuar 10 vite më parë për Skemat Pensionale, por edhe ligjit në fuqi për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip 1990/99.

Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, shpreha mbështetje të plotë për urgjencën e trajtimit të këtij diskriminimi, duke përfshirë edhe kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuse”, ka përfunduar ai.

May be an image of 3 people

/TV Arbëria

 

 

Themes by WordPress