Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abelard Tahiri rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit, sipas Afrim Kasollit

Abelard Tahiri rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit, sipas Afrim Kasollit

Analisti Afrim Kasolli, i ftuar në emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria, ka deklaruar se Abelard Tahiri është një nga figurat që mund të mos sigurojë mandatin e deputetit.

“Abelard Tahiri rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës, dhe nuk po flasim për një figurë të thjeshtë, sepse ai ka qenë një nga figurat reprezentative të PDK-së,” tha Kasolli.

Sipas Kasollit, Tahiri ka luajtur një rol kyç në betejat kushtetuese dhe ka adresuar çështje të rëndësishme me mbështetje të ekspertizës juridike, duke e bërë mungesën e tij një humbje të mundshme për partinë.