Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Abdullahu: Qeverisë i konvenon ikja e të rinjve

Abdullahu: Qeverisë i konvenon ikja e të rinjve

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, tha se Qeveria aktuale po u hakmerret të gjithë qytetarëve që nuk e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, edhe përkundër premtimeve Qeveria po bënë padrejtësi të madhe sociale, duke shkaktuar pakënaqësi të qytetarëve që synim e kanë vetëm ikjen.

Gjithë ky zhgënjim thotë ai i konvenon Qeverisë, ngase mund të kishte protesta e revoltë sociale ndaj vendimeve të ekzekutivit.

Abdullahu konstaton se Qeveria nuk ka ide e as strategji se si të zhvillohet vendi, prandaj edhe e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kjo mendësi politike sot në Qeveri dje në opozitë ka premtuar drejtësi dhe sot kemi padrejtësi të mëdha edhe sociale. Mjafton të përmendet çfarë ka bërë kjo Qeveri me buxhetin e saj në shpërndajnë për komunat. Kjo Qeveri po hakmerret ndaj të gjithë atyre që nuk e kanë votuar LVV”.

“Kjo Qeveri ka premtuar shpresë ndërkohë kemi zhgënjim gjithandej, qytetarëve të cilët po presin të ikin. Ata janë vlerësimi më i madh, kjo Qeveri i ka zhgënjyer njerëzit prandaj edhe do të ikin”.

“Kësaj Qeveri i konvenon që të ikin një pjesë e madhe e rinisë përndryshe do të kthehej gjithë ai zhgënjim në protestë në revoltë sociale. Prandaj e ka pranuar Asociacionin që tu jep këtë mundësi qytetarëve dhe mos të këtë zhgënjime të tilla nga një Qeveri që nuk ka as ide as strategji as si të zhvilloj këtë vend për më keq i hakmerret qytetarëve sidomos atyre që iu ka shkuar ndërmend të votojnë PDK sidomos ata që shquhen me këtë votë tash sa kohë pjesën e Drenicës”.

/TV Arbëria

Themes by WordPress