Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abdixhiku viziton Gazmend Muhaxherin pas sulmit

Abdixhiku viziton Gazmend Muhaxherin pas sulmit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë shkuar në Pejë në vizitë tek kryetari Gazmend Muhaxheri, i cili në mëngjesin e sotëm është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Ahmeti ka thënë se dhuna s’ka vend në demokraci dhe se skenarët e dhunës janë të papranueshëm.

“Besojmë fuqishëm se dhuna nuk ka vend në demokraci. Skenarët e dhunës janë të papranueshëm”, ka shkruar Ahmeti.