Kryetari i Lidhjes Demokatike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
I pari i LDK-së, tha se jemi me fat që kemi jetuar në këtë periudhë, shkruan TV Arbëria,
“Më lejoni t’iu urojë këtë festë të pavarësisë ta uroj gjithë popullin e Kosovës për këtë ditë të shënuar të historisë. Është festë e madhe, është datë e madhe që na rikujton se sa me fat jemi që kemi jetu në këtë periudhë. Urime të gjithëve”, tha ai./TV Arbëria./