Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një status në facebook bënë ftesë qytetarëve të qytetit të Vitisë për një takim të madh siç e quan vetë kryetari i LDK-së, takim ky i cili pritet të mbahet në ora 18:00.
Abdixhiku po ashtu në këtë status bënë të ditur se një takim i ngjashëm do të mbahet dhe të shtunën në Pejë.
Kryetari i LDK-së këto takime i cilëson si ‘Turneu i Ndryshimit’.
Postimi i plotë i tij:
Pas madhështisë së Prishtinës, ‘Turneu i Ndryshimit’ vjen sot në Viti e nesër në Pejë, në dy takime të mëdha me qytetarë të dy qyteteve!
Sot, në Viti, nga ora 18:00!
Nesër, në Pejë, nga ora 12:00!
Eja, bëhu pjesë e rrugëtimit tonë për ndryshim!
BEHU NDRYSHIMI!/TvArbëria/