Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se turneu i LDK-së nëpër komuna nis nesër në kryeqytet.
Ai ka thënë se nesër do të prezantohen kandidatët për deputetë që vijnë nga Prishtina.
“Turneu i Ndryshimit nisë nesër në Kryeqytet, për të vazhduar nëpër Kosovë. Nesër, LDK, prezanton kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet e 9 shkurtit!
Eja nesër. Nga ora 19:00, në AMC Hall!
Bëhu ndryshimi! ”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.