Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në konferencë për media, është deklaruar lidhur me situatën politike dhe zgjedhjen e presidentit.
Abdixhiku, ka njoftuar për kriteret e LDK’së për presidentin e ri, duke bërë të ditur pak më parë se janë tërhequr nga kërkesa e tyre lidhur me këtë pozitë.
‘’LDK është e gatshme të bisedoj me bindje të plota për zgjedhjen e një presidenti që e mbron interesat e Republikës dhe Kushtetutën e saj, që përfaqëson unitetetin e popullit. Për këtë kontribut, LDK nuk kërkon asnjë pozitë dhe asnjë kompromis politik, por ka kritere të qarta për presidentin e ardhshëm. Stabiliteti i shtetit nuk do të më mall për shkëmbim, le ta zgjedhim të gjithë bashkë, presidentin që e mbron republikën dhe Kushtetutën. Nga ky moment zgjedhja tashmë është e qartë, VV mund ta zgjedh stabilitetin institucional, përmes një presidenti të cilin e zgjedhim të gjithë bashkarisht, ne dhe ata, dhe të qeverisë me shumicën e vetë, ose mund ta qojë vendin drejt një krize të re, përplasje shumë më të rëndë, vetëm sepse nuk pranon as kufirin më të vogël të kompromist demokratik’’, ka thënë Abdixhiku.